Rreziku i ekstremizmit në Kosovë

  • Keida Kostreci

Your browser doesn’t support HTML5

Interviste me gazetaren Arbana Xharra

Kryeredaktorja e gazetës Zëri në Kosovë, Arbana Xhara tha se për zgjidhjen e situatën politike në vendin e saj duhet të ketë dialog mes palëve. Ka patur mangësi në informimin e drejtë të publikut lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë. Duhet të jetë një proces më transparent dhe gjithashtu të kërkohet mendimi i palës tjetër. Megjithatë sipas saj kjo nuk e justifikon sjelljen e opozitës në parlament, mirëpo dialogu duhet të jetë i nevojshëm dhe opozita nuk duhet të përjashtohet prej vendimeve.

Megjithëse numri i qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar të luftojnë në Siri është i vogël, gazetarja tha se ky numër është i madh në krahasim me numrin e popullsisë. Ajo tha se duhet një qasje më e thellë e politikës ndaj radikalizimit të këtyre njerëzve. Ajo tha se nuk ka një strategji të qartë se si duhet të shqyrtohen këto raste. Zonja Xharra tha se nga intervistat që ka zhvilluar vetë me familjarët e të larguarve ka konstatuar se radikalizimi vjen jo vetëm për shkaqe ekonomike por më shumë për ato ideologjike. Megjithatë ajo theksoi faktin se çështja e liberalizimit të vizave dhe pamundësia e banorëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm në Evropë mund të çojë edhe në izolimin e mëtejshëm të tyre.

Your browser doesn’t support HTML5

Interviste me gazetaren Arbana Xharra