Numri zyrtar i vdekjeve nga koronavirusi në Indi ka tejkaluar shifrën prej 300,000 viktimash, ndërsa një rritje galopante infektimesh duket se ka filluar të zbutet në qytetet e mëdha.
Mega-qytetet si Mumbai dhe New Delhi po shohin disa përmirësime, por virusi duke se po shkakton dëme të kobshme në zonat e mëdha rurale të vendit. Një numër i madh njerëzish jetojnë në zonat rurale, ku kujdesi shëndetësor është i kufizuar.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën 4,454 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në 303,720. India zë vendin e tretë në botë për vdekjet nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit. Megjithatë, ekspertët besojnë se shifra e vërtetë është shumë më e lartë.