Një anëtar i Gjykatës së Lartë në Brazil po bllokon emërimin e ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva në një post në Kabinetin qeveritar, gjë që do ta kishte ndihmuar ish-udhëheqësin Brazilian që të shmangte akuzat për korrupsion.
Dje në mbrëmje, gjykatësi Gilmar Mendes tha se një post në cabinet për zotin Lula "mund të përbënte një akt mashtrimi kundër kushtetutës”.
Ministrat në Brazil kanë imunitet ndaj ndjekjes penale në gjykatë dhe mund të gjykohen vetëm nga Gjykata e Lartë.
Emërimi I debatueshëm nga presidentja Dilma Rousseff do të kishte shmangur një hetim penal të zotit Lula, në kuadrin e një rasti të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash në gjigandin shtetëror të naftës Petrobras. Lula ka mohuar akuzat.