Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti thirrjen për të rishikuar sistemin amerikan të imigracionit pas shpërthimit në një korridor të metrosë së Nju Jorkut.
Presidenti tha të martën në Shtëpinë e Bardhë se në dy incidentet e fundit në qytetin e Nju Jorkut janë përfshirë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA me kartën e gjelbër.
Ai tha se personi i parë erdhi në SHBA nëpërmjet programit të lotarisë së vizave ndërsa tjetri përmes një lidhjeje familjare me një shtetas amerikan.
Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do t'i japin fund shpejt këtyre dy dispozitave të emigracionit. Kongresi, - tha ai, - "duhet të veprojë menjëherë". Ai premtoi se këto dy programe të imigracionit "do të marrin fund".
Zoti Trump i bëri komentet gjatë një ceremonie nënshkrimi për Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin financiar 2018.