Aktiviteti në Detin e Kinës së Jugut

Fotografitë satelitore të publikuara nga një grup monitorues, tregojnë se Kina pothuajse ka përfunduar një pistë avionësh të përshtatshme për përdorim ushtarak në njërin prej ishujve artificialë në Detin e Kinës Jugore.

Nisma për Transparencën Detare në Azi thotë se Kina vazhdon të shtrojë pistën 3 kilometra të gjatë, që sipas analistëve është e aftë të sigurojë ulje-ngritjen e çdo avioni të forcave ajrore kineze.

Sipas grupit monitorues, në ishull po ndërtohen edhe objekte të tjera ushtarake – duke përfshirë dy mjedise për uljen e helikopterëve, deri në 10 antena satelitore komunikimi, si dhe një kullë të mundshëm radari.

Kjo është njëra nga 7 pikat në Ishujt Spratly ku Kina po përpiqet të zgjerojë praninë e saj ushtarake.