Nisi sot në Tiranë java e kulturës dhe e historisë së Çamërisë. Shëtitorja Dëshmorët e Kombit u mbush me flamuj dhe parrulla për çështjen çame, ndërsa qindra qytetarë iu bashkuan festimeve në sheshin pranë monumenteve të vëllezërve rilindas Frashëri. Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi se “çështja çame, traditat dhe kutura e kësaj krahine u përket të gjithë shqiptarëve”. Kjo parti i organizoi veprimtaritë në bashkëpunim me shoqatat “Çamëria” dhe Klubin e Patriotëve të Rinj. Për të marrë pjesë në këto veprimtari knë ardhur edhe shumë të rinj nga Kosova, krahas atyre nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura në sheshet kryesore të vendit. 100 vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkëkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një prej genocideve më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame” - tha zoti Idrizi.
http://www.youtube.com/embed/xep1VCiXFik
Sipas organizatorëve, gjatë kësaj jave çështja çame do të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët do të informohen për historinë e banorëve të asaj treve. Po ashtu, një varrezë monumentale do të ngrihet në Kllogjër të Sarandës, ku më shumë se tre mijë shqiptarë të Çamërisë humbën jetën nga dhuna greke. Veprimtarët thanë se si çdo vit, do të zhvillohet edhe marshimi i heshtur deri në pikën e Qafë-Botës, nga erdhën në Shqipëri mijëra shqiptarë të Çamërisë, të përzënë me dhunë nga territori grek.