Përfshirja e një numri qytetarësh të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme, ka nxitur shumë debate rreth shkaqeve që i çuan ata në atë rrugë. Në mesin e shumë faktorëve, studiuesit radhisin edhe mundësinë që besimi të jetë një prej tyre, duke vënë theksin tek interpretimet konservatore të tij nga rryma ideologjike që i kanë rrënjët që në vitët e 1980, kur lufta në Afganistan çoi në krijimin e grupeve ekstremiste e radikale, që më pas u përhapën edhe në pjesën tjetër të botës islame. Korrespondenti ynë Besim Abazi na sjell një analizë lidhur me këtë fenomen.
Your browser doesn’t support HTML5