Një gjykatë në Hungari i shqiptoi masën e paraburgimit prej 40 ditësh një shtetasi serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte në Kosovë.
Gjykata në Budapset tha se autoritetet e Kosovës, kanë kërkuar ekstradimin e tij nën dyshimet se në qershor të vitit 1999, në fshatin Videjë të komunës së Klinës në Kosovën qendrore ka rrahur dhe përdhunuar një grua që ishte në muajin e 8 të shtatzënisë.
I dyshuari do të qëndrojë në paraburgim derisa autoritetet hungareze nuk marrin të gjitha dokumentet nga Kosova për të vendosur rreth ekstradimit.
Autoritetet në Kosovë thonë se janë mbi 20 mijë viktima të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, ndërsa deri tash nuk është shënuar asnjë rast dënimi për këtë krim të luftës.
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti me 6 mars aktakuzë kundër një ish polici serb për “krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe përdhunim gjatë luftës në Kosovë”.