Human Rights Watch thotë se romët, hebrejtë dhe pakica të tjera etnike në Bosnje Hercegovinë janë përjashtuar nga pjesëmarrja në procesin politik të këtij vendi ballkanik.
Grupi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut publikoi dje një raport, në të cilin thuhet se 20 vjet pas fillimit të luftës etnike tre-vjeçare në Bosnje, diskriminimi kundër pakicave kombëtare në kushtetutën , ligjin dhe institucionet e vendit vazhdon.
Raporti prej 62 faqesh thotë se pjesa më e madhe e diskriminimit e ka burimin në kushtetutën e vitit 1995 të Bosnjes, e cila prashikon një sistem qeveritar bazuar në etninë, por përjashton këto grupe.
Sistemi institucional i Bosnjes u vendos në barë të marrëveshjes së paqes të Dayton-it që i dha fund luftës në fund të vitit 1995. Kushtetuta u njeh serbëve, kroatëve dhe myslimanëve të drejtën për të votuar për asamblenë popullote kombëtare, një nga dy dhomat e parlamentit, si dhe për anëtarët e presidencës tri palëshe të vendit. Pjestarët e grupeve të tjera etnike nuk i kanë këto të drejta.