Ekipi amerikan i femrave në hokei në Lojrat Olimpike të Londrës

  • Parke Brewer

Woman's field hockey

Shtetet e Bashkuara kanë fituar vetëm një medalje në Lojrat Olimpike në ndeshjet e hokeit për femra, kur morën medaljen e bronxit në lojrat olimpike verore të vitit 1984, që u zhvilluan në Los Angeles. Por ekipi i këtij viti ka shumë shpresë për të fituar në Lojrat Olimpike të Londrës.

Pasi siguruan automatikisht vend si organizatore të hokeit olimpik për femra në lojrat verore të vitit 1996 në Atlanta, Shtetet e Bashkuara nuk arritën të kualifikoheshin për të marrë pjesë në olimpiadën e vitit 2000 e as atë të 2004-s. Prandaj pronarët e ekipit morën në punë një trajner të ri në vitin 2005, Lee Bodimeade, i cili fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa luante në ekipin e hokeit për meshkuj për Australinë në Olimpiadën e Barcelonës në vitin 1992. Ai thotë se filozofia e tij rreth lojës si dhe fakti se kultura e sportit Australian dhe atij amerikan janë të ngjashme, e ndihmuan atë që të merrte këtë punë.

“Është një mentalitet agresiv që të zotërosh topin. Unë besoj në faktin që atletet duhet të jenë të fuqishme dhe t’i kenë sytë tek suksesi, që është vendimtar. Dua t’u jap atyre lirinë që të jenë në gjendje të luajnë dhe të marrin vendime të çastit dhe kjo arrihet duke pasur njohuritë dhe aftësitë për ta arritur këtë objektiv”.

Zoti Bodimeade stërviti femrat amerikane që të zinin vend në lojrat olimpike të vitit 2008 në Pekin. Ato zunë vendin e 11-të mes 12 ekipeve kualifikuese dhe përfunduan në vendin e 8-të. Shtatë prej lojtareve të olimpiadës së Pekinit janë pjesë e ekipit të Lojrave të Londrës.

“Gjatë 4 vjetëve të fundit ne kemi shtuar në ekipin tonë atlete të reja, të shpejta dhe plot aftësi, të cilat kanë ngritur nivelin e të gjithë ekipit. Ne kemi një grup të përzjerë atletesh: atlete me shumë përvojë, pjesë e ekipit për një kohë të gjatë, si dhe atletet më të reja me aftësi të përsosura”.

Trajneri Bodimeade thotë se është me shumë rëndësi për ekipin e tij që ta provojë veten përkundrejt ekipeve më të mira.

“Çdo gjë lidhet me aftësitë për të shfrytëzuar aftësitë bazë me shpejtësi dhe në kushte të presionit maksimal. Dhe sa më shumë që ekipi të ekspozohen me këto kushte aq më shumë ai do të jetë në gjendje të përshtatet dhe të luajë në një nivel më të lartë. Ekipi ynë është stërvitur në kushtet e një presioni të madh dhe kjo ka çuar në përmirësimin e rezultatit”.

Kapitenja e ekipit amerikan të hokeit për femra është 27 vjeçarja Lauren Crandall, mbrojtëse e qendrës. Crandall u rrit duke luajtur futboll, por ndryshoi drejtim duke luajtur hokei kur ishte në shkollë të mesme. Ajo thotë se kurrë nuk kishte menduar që të konkuronte në olimpiadë, por asaj i pëlqen shumë konkurenca dhe është stërvitur shumë pa ditur se ku mund ta çojë gjithë kjo përgatitje. Tani, pas sukseseve të kohëve të fundit, ajo dhe ekipi i saj besojnë se mund të fitojnë medalje në olimpiadën e Londrës.

“Tani ne jemi në vend të 10 në botë, por ne mendojmë se nëse vazhdojmë të përqëndrohemi në këtë process, siç kemi vepruar deri tani, dhe ndërmarrin hapat që na duhet, ne mund ta vëmë veten në positë që të qëndrojmë në podiumin e dhënies së medaljeve në fund të lojrave olimpike të Londrës”.

Për t’ia arritur kësaj, ekipi amerikan duhet të fitojë ndeshjet e grupit B me ekipe të forta që përfshijnë Argjentinën, Australinë, Gjermaninë, Zelandën e Re dhe Afrikën e Jugut.
Trajneri Bodimeade thotë se ekipi i tij është gati për këtë sfidë.

“Askush nuk shkon në olimpiada thjeshtë për këtë experiencë. Të gjithë sportiestët shkojnë atje për të fituar. Dhe unë besoj se ne do të fitojmë. Ne do të shkojmë në Londër, ku do të luajmë në nivelin që jemi stërvitur, dhe kjo do të na jape rezultatin që duam”.

Dhe ky rezukltat është fitorja e medaljes së pare në lojrat olimpike për ekipin e femrave në hokei që prej vitit 1984.