Besimtarët hindu kremtojnë festivalin Ganesh

Në Indi, qindra mijëra besimtarë hindu mbushën rrugët për të nderuar perëndinë hindu, Ganesh. Besimtarët mbanin statuja të perëndisë me kokë elefanti, duke shkuar drejt bregut të detit për zhytjen e ditës së fundit të festivalit vjetor 10-ditësh, Ganesh.

Statujat e mëdha, të zbukuruara me kurora me lule, u transportuan mes adhuruesve të shumtë, të cilët këndonin dhe vallëzonin për të festuar ditëlindjen e Perëndisë së dijes, urtësisë dhe fatit të mirë.

Zhytja e statujave të adhurimit simbolizon ciklin natyror të krijimit dhe shpërbërjes, në fenë hindu.