Hekuran Duka: pandemia ka dëmtuar ekonomikisht Dibrën e Madhe; vaksinimi shumë i ngadaltë

Your browser doesn’t support HTML5

Intervistë me zotin Hekuran Duka, kryetar i komunës Dibër e Madhe

Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka, bisedoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Zërin e Amerikës për çështje si situata me COVID-19, nivelin e vaksinimeve dhe dëmet që i ka shkaktuar pandemia zonës së Dibrës së Madhe dhe aktivitetit të saj kryesor, turizmit.

Zoti Duka foli gjithashtu edhe për çështjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ky proces është shtyrë për në vjeshtë dhe diasporës i është ofruar mundësia ta vazhdojë regjistrimin nëpërmjet internetit.