Kjo masë hap rrugën për sanksione të ashpra financiare ndaj grupit militant
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar rrjetin Hakani me bazë në Pakistan si një organizatë terroriste, një masë që hap rrugën për sanksione të ashpra financiare ndaj grupit militant.
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton njoftoi sot se kishte nënshkruar një raport për Kongresin që thotë se rrjeti i plotëson kriteret për një përkufizim të tillë.Shtetet e Bashkuara thonë se do t'i kërkojë gjithashtu vendeve të tjera të ngrijnë të gjitha pasuritë e lidhura me grupin militant.
Rrjeti Hakani është fajësuar për një seri sulmesh ndaj forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, duke përfshirë një sulm në ambasadën amerikane në Kabul vitin e kaluar.
Grupi, i cili ka lidhje me talebanët dhe al-Kaidën, thuhet se është i bazuar në zonën fisnore të Vaziristanit në veri të Pakistanit. Besohet gjithashtu që grupi ka lidhje të ngushta me elemente të inteligjencës pakistaneze - a akuzë që zyrtarët pakistanezë e kanë refuzuar.