Sekretari i Mbrojtjes shkon në Afganistan

Zoti Hegëll do të menaxhojë tërheqjen masive të më shumë se 66000 trupave amerikane dhe paisjeve nga Afganistani pas 11 vjet qendrimi atje.
Çak Hegëll bëri vizitën e tij të parë në Afganistan si sekretari amerikan i Mbrotjes. Korrespodenti i Zërit të Amerikës në Pentagon, Luis Ramirez, na sjell hollësi.

Vizita e pa njoftuar më parë në zonën e luftës vjen vetëm disa ditë pasi ish senatori bëri betimin si shefi i Pentagonit, pas një beteje të ashpër për konfrimimin e tij në Senatin amerikan, ku kundërshtarët e tij politikë vunë në dyshim aftësinë e tij për të kryer detyrën e sekretarit të Mbrojtjes.

Zoti Hegëll u tha gazetarëve që po udhëtojnë me të se qëllimin i vizitës është të falenderojë trupat amerikane dhe të mësojë më shumë për misionin që Shtetet e Bashkuara kanë përpara në Afganistan.

"Më duhet të kuptoj më mirë çfar po ndodh atje. Më duhet të bisedoj, të dëgjoj dhe të mësoj prej komandantëve tanë në terren. Pres të takohem përsëri me Presidentin Karzai”.

Mes temave të vështira që sekretari Hegëll do të diskutojë kur të takohet me Presidentin Hamid Karzai është vendimi i udhëheqësit afgan për të ndaluar forcat e operacioneve speciale amerikane për të vepruar në një provincë kyçe pranë Kabulit, një masë që e bën mëtë vështirë për komandantët amerikanë të bëjnë punën e tyre për sigurinë në vend më të vështirë para tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani vitin e ardhshëm.

Vendimi i qeverisë afgane pason ndalimin e mëparshëm të sulmeve ajrore në zonat e populluara.

Këto vinë pasi qeveria Karzai u ankua se forcat afgane dhe trupat amerikane janë raportuar se kanë kryer masakra kundër civilëve të pafajshëm.

Sekretari Hegëll do të menaxhojë tërheqjen masive të më shumë se 66000 trupave amerikane dhe paisjeve nga Afganistani pas 11 vjet qendrimi atje. Në të njejtën kohë, ai tha se forcat nuk do të harrojnë objektivin se lufta kundër kryengritësve ende vazhdon.

"Ne kemi 66000-68000 trupa ende në luftë në zonat e konfliktit. Ky është realitety që duhet njohur atje. Ne do të vazhdojmë ta përqendrojmë vemendjen atje.”


Trupat amerikane po e ndryshojnë fokusimin nga roli luftarak tek ai këshillues, trajnimi dhe ndihma për forcat afgane, ndërkohë që përgjegjësitë e sigurimit të vendit po u kalojnë afganasve, një proces që duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2014.