Haga dënon ish gjeneralin serb Gjorgjeviç për krime kundër shqiptarëve

  • Zëri Amerikës

Haga dënon ish gjeneralin serb Gjorgjeviç për krime kundër shqiptarëve

Gjykata e Hagës dënoi një ish gjeneral serb për rolin e tij në krimet kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Gjykata dënoi sot gjeneralin Vlastimir Gjorgjeviç me 27 vjet burg pasi e shpalli fajtor se kishte përndjekur dhe vrarë qindra civilë shqiptarë dhe kishte detyruar qindra mijëra të tjerë të largoheshin.

Gjorgjeviç u arrestua në vitin 2007 në Mal të Zi. Ai ishte zëvendës ministër i brendshëm i Serbisë dhe shef i policisë gjatë një periudhe katër vjeçare duke filluar nga viti 1997. Ai ka qënë gjithashtu aleat i ngushtë i ish presidentit jugosllav Sllobodan Milosheviç.