Gyl: Dorëheqja e komandës ushtarake në Turqi nuk do të shkaktojë krizë

  • Zëri Amerikës

Gyl: Dorëheqja e komandës ushtarake në Turqi nuk do të shkaktojë krizë

Presidenti turk Abdullah Gul tha se dorëheqja e gjithë komandës ushtarake të vendit nuk do të shkaktojë krizë.

Zoti Gul foli sot me gazetarët në Ankara. Ai tha se dorëheqjet ishin një rast i jashtëzakonshëm por nuk do të krijojnë vakum.

Gjenerali Nexhet Ozel u emërua sot komandanti i lartë i ushtrisë turke. Kreu i forcave të armatosura, gjenerali Isik Kosaner dhe komantantët e marinës dhe forcave ajrore dhanë dorëheqjen duke përshkallëzuar tensionet mes ushtrisë laike dhe qeverisë me baza islamike.