Gotemëler: Polonia e vendet e tjera të Evropës lindore shprehin shqetësim për lëvizjet ushtarake të Rusisë

  • Zamira Edwards

Gotemëler: Polonia e vendet e tjera të Evropës lindore shprehin shqetësim për lëvizjet ushtarake të Rusisë

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Polonia dhe vendet e tjera të Evropës lindore kanë shprehur shqetësim për lëvizjet ushtarake të Rusisë në Kaliningrad, një enklavë ruse në rajonin balltik.

Ndihmës sekretarja e shtetit për kontrollin e armëve Rose Gotemëler i bëri komentet sot në kryeqytetin polak, Varshavë.

Ajo nuk dha komente mbi njoftimet se Moska mund të ketë një arsenal armësh taktike bërthamore në Kaliningrad, i cili ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se duan të fillojnë bisedimet me Rusinë mbi reduktimin e rezervave ushtarake të këtyre armëve.

Ndihmës sekretarja e shtetit i bëri komentet pas takimit me zyrtarët polakë sot në varshavë. Ajo më herët bëri një vizitë në Lituani, Estoni dhe Letoni.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia e finalizuan Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike START javën e kaluar.