Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shqyrton çështjen e emrit të Maqedonisë

  • Zëri Amerikës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shqyrton çështjen e emrit të Maqedonisë

Të henën, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara filloi shqyrtimin e mosmarrëveshjeve 20-vjeçare mes Maqedonisë dhe Greqisë mbi çështjen e emrit.

Të dy vendet kanë patur mosmarrëveshje qëkur Shkupi deklaroi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1992. Greqia ka kërkuar që Maqedonia të ndryshojë emrin, i cili është po ashtu edhe emri i një rajoni grek dhe ka bllokuar kërkesën e Maqedonisë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Maqedonia u ankua pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në nëntor të vitit 2008, duke kërkuar nga gjykata që t’i kërkojë Greqisë të ndalojë pengesat për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën ushtarake perëndimore.

Seancat dëgjimore në gjykatën e Holandës pritet të zgjatin për disa javë. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Miloshoski u tha gazetarëve bë Hagë të henën se Shkupi po i kërkon gjykatës të shqyrtojë veprimet e Greqisë gjatë kohës që NATO-ja po vendoste nëse të ftonte apo Maqedoninë që të bëhej vend anëtar i aleancës.

Maqedonia thotë se Greqia shkeli marrëveshjen dypalëshe të vitit 1995, sipas të cilit Shkupi ra dakord të përdor emrin e përkohshëm “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” në organizata ndërkombëtare dhe Athina ra dakord që të mos bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.