Kushtetuesja pro referendumit kundёr importit tё mbetjeve

Miratohet kёrkesa e ambientalistёve qё kundёrshtojnё importin e mbetjeve. Brenda 45 ditёsh presidenti duhet tё caktojё datёn. Por referendumi nuk mund tё mbahet para dhjetorit
Nё Shqipёri Gjykata kushtetuese i ka hapur dritёn jeshile mbajtjes sё njё referendumi kundёr importit tё mbetjeve, pas kёrkesёs sё paraqitur nga njё grup ambientalistёsh dhe aktivistёsh tё shoqёrisё civile. Vendimi ёshtё marrё, sipas burimeve nga Gjykata, javёn e shkuar me njё shumicё dёrrmuese tё anёtarёve tё saj (7 nё favor dhe vetёm 1 kundёr). Teksti sё bashku me argumentat pritet tё bёhet publik javёn e ardhshme.

Pёr vendimin foli mbrёmё edhe kryeministri Sali Berisha I cili tha se vlerёson qёndrimin e Gjykatёs si njё vendim historik. Pavarёsisht pasojave tё mundshme, tha ai “Gjykata sanksionoi atё qё quhet demokraci direkte, njё shtyllё e rёndёsishme pёr njё system demokratik”.

Debati per importin e plehrave ka nisur që në vitin 2011 kur parlamenti miratoi një ligj të ri për trajtimin e mbetjeve urbane në të cilin ishin përfshirë edhe dy nene që lejonin importimin e tyre për qëllime riciklimi. Ambientalistët i kundërshtuan me forcë këto dy nene duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi sipas tyre mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme. Por sipas qeverisë, ligji është hartuar në përputhje me standartet europiane dhe janë vetëm 25 lloje mbetjesh që lejohet të hyjnë për qëllime riciklimi.

Në fillim të vitit të shkuar, të grupuar në Aleancën kundër importit të Plehrave, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ambientalistët mblodhёn mbi 60 mijë firma, duke dorëzuar kërkesën për referendum. Tani takon presidentit të vendit që brenda 45 ditësh të shpall datën. Referendumi nuk do të mund të zhvillohet përpara dhjetorit të ardhshëm, pasi 6 muaj para skadimit të afatit të parlamentit dhe tre muaj pas mbledhjes së parlamentit të ri nuk mund të mbahen referendume.