Gjykata e Apelit vendos të lirojë tre gardistët e ndaluar lidhur me 21 janarin

  • Armand Mero
    Tiranë

Gjykata e Apelit vendos të lirojë tre gardistët e ndaluar lidhur me 21 janarin

Në Shqipëri Gjykata e Apelit vendoi sot të lirojë tre ushtarakë të Gardës, të cilët u arrestuan tre javë më parë, pasi dyshoheshin si përgjegjës për vrasjet e katër manifestuesve gjatë përleshjeve të dhunshme të 21 Janarit.

Gjykata vlerësoi se provat e paraqitura nga Prokuroria ishin të pamjaftueshme. Partia Socialiste reagoi duke e cilesuar vendimin si një pasojë e trysnisë që sipas saj qeveria po ushtron ndaj organeve të Drejtësisë