Gjermani, partia kundër imigrantëve del mirë në zgjedhje

Në Gjermani, kandidatët e Partisë Social Demokrate të qendrës së majtë, duket se kanë zënë vendin e parë dhe të dytë në zgjedhjet e së dielës në njërin prej landeve ku e ka bazën politike partia Kristiandemokrate e kancelares Angela Merkel. Partia Social Demokrate, që duket se do të jetë fituese e zgjedhjeve, mbështet politikat kundër imigrantëve. Partia e zonjës Merkel doli e treta në zgjedhje.

Politikat e kancelares gjermane për refugjatët ishin një çështje e rëndësishme në zgjedhjet e së dielës, që mbahen një vit pasi ajo vendosi t’i lejojë imigrantët të hyjnë në Gjermani nga Hungaria.