Shoqata “Eko Albania” i është bashkuar fushatës ndërgjegjësuese "Të shpërtojmë zemrën blu të Europës," e cila synon mbrojtjen e lumejve të Ballkanit që rrezikohen nga ndërtimi i hidrocentraleve, siç është edhe rasti i Shqipërisë, ku lumej si Vjosa apo Valbona po rrezikohen nga ndërtimi i heceve. “Eko Albania” është bërë edhe pjesë e dokumentarit "Zemra Blu", shfaqur në Shkodër, njëherazi me disa qytete të Europës dhe që flet mbi përpjekjet e organizatave dhe komuniteteve lokale në Shqipëri, Bosnje dhe Maqedoni për ruajtjen e lumejve.
Your browser doesn’t support HTML5