Fushata për referendumin në Maqedoni

  • Isak Ramadani

Your browser doesn’t support HTML5

Në Maqedoni po zhvillohet fushata për referendumin e 30 shtatorit, ku pritet të votohet për ndryshimin e emrit të vendit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Fushata po bëhet pa mitingje të mëdha, ndërkohë që partitë maqedonase, kanë qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me të ardhmen. Shqiptarët në përgjithësi e mbështesin referendumin dhe marrëveshjen midis qeverive të Shkupit dhe Athinës.