Në Shqipëri një shpërthim eksplozivi ndodhi sot në orët e para në banesën e kandidatit të partisë socialiste për njësinë bashkiake numër 7 në Tiranë Erjon Koka. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Kandidati Koka u shpreh se sipas tij të vetmet motive të ngjarjes janë ato me sfond politik. Rivali i tij që kandidon për të djathtën i telefonoi zotit Koka duke i shprehur solidaritet dhe duke dënuar me ashpërsi ngjarjen. Nga ana e tij edhe presidenti Bamir Topi nga Vlora duke komentuar zhvillimet politike dhe fushatën për zgjedhjet vendore bëri thirje që të gjitha forcat politike të distancohen nga aktet e dhunës dhe retorika kërcënuese ndërkohë që kërkoi hetim të cdo rasti dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve
Kishin kaluar fare pak orë nga mesnata kur në pragun e derës së banesës së kandidatit socialist në njësinë bashkiake numër 7 në Tiranë Erion Koka shpërtheu një sasi eksplozivi. Përvec panikut të kuptueshëm jo vetëm në familjen Koka por edhe te banorët e shkallës së pallatit ku ai jetonte, nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale. Vetë kandidati Koka nuk di të jap tjetër shpjegim vecse motiveve që sipas tij lidhen me këtë fushatë elektorale. Asnjë motiv zyrtar nuk është dhënë nga policia e cilë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shpërthimin.
Ndërkaq nga stafi elektoral i kundërshtarit të tij të djathtë Krenar Alimehmeti ngjarja u dënua me forcë. Zoti Mehmeti i telefonoi rivalit të tij për t’i shprehur solidaritetin duke kërkuar njëkohësisht që policia të zbardhë menjëherë ngjarjen.
Fushata elektorale për zgjedhjet e 8 majit është shoqëruar me disa incidente radhazi që në nisje të saj, ndërsa në fundjavë u regjistrua në tjetër përplasje mes simpatizantëve të të dy krahëve sërish në Kamëz ku mbeti i plagosur një polic bashkiak. Në Pogradec pati një shpërthim eksplozivi pranë banesës së një përfaqësuesi të shtabit zgjedhor të kandidatit socialist për bashkinë e qytetit. Ai akuzoi mbështetësit e Lsi, të cilët më pas e hodhën poshtë menjëherë akuzën. Ndërsa policia tha se po hetonte edhe pista të tjera që mund të lidheshin me cështje personale të pjestarëve të tjerë të familjes.
Gjatë gjithë kësaj kohe, përfaqësuesë të rëndësishëm ndërkombëtar apo edhe vetë kryeministri Sali Berisha kanë bërë thirrje mbështetësve të partive politike të shmangin aktet e dhunës. Sot sërish nga Vlora presidenti Bamir Topi bëri thirrje që partitë të distancohen qartë dhe menjëherë nga aktet e dhunës dhe retorika kërcënuese, ndaj cdo incidenti provokues dhe dekurajues të ndërmarrë nga kandidatët apo mbështetësit e tyre. Ai u kërkoi organeve të zbatimit të ligjit të hetojnë në cdo rast dhe të vendosin përpara drejtësisë cdo individ, zyrtar apo qytetar tjetër që abuzon në forma të ndryshme me ligjin, tha presidenti Topi.