Francë: Vazhdojnë protestat kundër rritjes së moshës së pensionit

  • Zëri Amerikës

Francë: Vazhdojnë protestat kundër rritjes së moshës së pensionit

Sindikatat franceze kanë filluar një raund të dytë protestash kundër një plani të qeverisë për të ngritur moshën e daljes në pension. Grevat e sotme ngadalësuan udhëtimin me tren ose avion për mijëra pasagjerë, si edhe detyruan mbylljen e shkollave në gjithë vendin.

Mbi një milion vetë protestuan para dy javësh kundër ngritjes së moshës së pensionit dhe sindikatët shpresonin që sot protestat të ishin edhe më masive. Udhëheqësit e sindikatave thanë se mbi 230 demonstrata ishin planifikuar për t’u mbajtur sot në gjithë vendin.

Më pas se gjysma e trenave të linjave kombëtare të trenave po funksiononte rregullisht dhe anullime të shumta udhëtimesh po priteshin në dy aeroportet kryesore të Parisit.

Projekt-ligji për të ngritur moshën e pensionit nga 60 në 62 vjeç u miratua nga dhoma e ulët e Parlamentit francez këtë muaj, ndërsa Senati pritet ta miratojë në fillim të tetorit.