Francë: Raundi i nëntë i protestave të "jelekëve të verdhë"

Në Francë po mbahet sot raundi i nëntë i protestave të “jelekëve të verdhë”.

80 mijë forca të sigurisë janë dislokuar në gjithë vendin.

Javët e kaluara, demonstratat në Paris janë shoqëruar nga dhuna dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji kundër protestuesve përgjatë Shamps Elizesë dhe rreth Harkut të Triumfit.

Përveç Parisit, organizatorët këtë javë kanë bërë thirrje për një demonstratë në qytetin qendror Bourges, që mund të tërheqë demonstruesit që e kanë të vështirë të shkojnë në Paris.

Kryebashkiaku i qytetit, Pascal Blanc i tha AFP-së se banorët janë “të shqetësuar” dhe bizneset kanë mbuluar dritaret për t’u mbrojtur nga ndonjë dhunë e mundshme.