Në Paris sot pati protesta të reja kundër qeverisë: punonjësit e ambulancave u mblodhën para Asamblesë Kombëtare për të protestuar kundër ndryshimit të kushteve të punës.
Protestuesit u vunë zjarrin gomave dhe bllokuan trafikun, me thirrjet për dorëheqjen e Presidentit Macron.
Ndërsa zhvillohej protesta, kryeministri francez Edouard Philippe bisedonte me partitë kryesore politike, për krizën e krijuar pas protestave anti-qeveritare që kanë tronditur Parisin javët e fundit.
Në lëvizjen e “jelekëve të verdhë” janë përfshirë njerëz nga i gjithë spektri politik i Francës, me ankesa për pabarazinë ekonomike dhe rritjen e taksave ndaj karburantit.
Në protestat e zhvilluara në Paris gjatë fundjavës, që janë cilësuar si më të fuqishmet në shumë vite, u lënduan 100 vetë; dhjetra makinave ju vu zjarri dhe policia arrestoi 412 persona.