Për disa ditë me radhë, në një fshat në veri të Prishtinës është mbajtur festivali i letërsisë, i pari i këtij lloji në Kosovë. I planifikuar si një ngjarje, ku do të kishte një gërshetim të veprimtarisë kulturore, festivali ishte edhe skenë e ekspozimit të librave të botuar qindra vite më parë që për subjekt kishin heroin mesjetar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.