Fermat hidroponike dhe prirja për të konsumuar prodhimet e tyre

  • June Soh

Prodhimet e quajtura Hidroponike janë ato të cilat rriten në sera pa u mbjellë në tokë, të ushqyera vetëm me ujë të pasur me lëndë ushqyese. Fermat Hidroponike janë përdorur në një formë ose tjetër prej mijëra vitesh, por ato kanë zënë një vend të vogël në bujqësinë moderne, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ku ku ka hapësira të mëdha toke dhe burime të tjera natyrore për mirërritjen e bimëve. Për vendet me burime të pakta natyrore, kjo formë miqësore me mjedisin është një zgjidhje ideale, sepse mundëson prodhimin gjatë gjithë vitit, pa patur nevojën e një toke pjellore bujqësore dhe sasi të bollshem uji për vaditje.

Mary Ellen Taylor shet prodhime në tregjet fshatare të fundjavës pranë Uashingtonit. Marulet së bashku me rrënjët e tyre janë shumë të pëlqyera dhe ajo ka klientë të përhershëm që i kërkojnë si Betcy Kulick.

“Marulet janë shumë të shijshme. Ne i gjejmë këtu edhe në janar, shkurt apo mars. Janë njësoj të shijshme si në stinën e verës”.

Zonja Taylor i rrit marulet dhe sallatrat e tjera jeshile në fermën e familjes së saj në zonën e quajtur London në Virginia rreth 80 km larg Uashingtonit.

“Është një kopësht i pastër, pa dhe, ose insekte në të, dhe këto produkte janë të ushqyeshme”.

Taylor mbledh rreth 4000 prodhime të tilla çdo javë në dy serat e saj hidroponike gjatë gjithë vitit. Për këtë asye ajo e ka quajtur fermën e saj “ të korrat verore që nuk rreshtin”. Ajo ka disa punëtorë si dhe vizitorë të përhershëm nga e gjithë bota.

“Disa javë më parë një grup investitorësh erdhi nga Botsvana për të na vizituar. Kemi patur vizita edhe nga fermerë nga Afganistani, pasi kjo është një ide e mirë për t’u çuar në Afganistani ku klima është e ashpër”.

Kulturat hidroponike këtu janë të mbrojtura nga elementët dëmtues, nga mbjellja e deri në korrjen e tyre.

“Kjo zonjë po e mbush këtë makinë duke injektuar farat e duke i vendosur në vendin e përcaktuar për mbjelljen e tyre”.

Mbasi ato mbijnë, këto bimë të vogla qëndrojnë për dy javë në fidanishte. Më pas ato çohen në një serë dhe vendosen në ullukët përkatës ku bëhen gati për t’u tregëtuar.

Ato ushqehen në mënyrë të vazhdeushme me ujë të ricikluar.

“Depozita mban rreth 2000 litra ujë me elementë ushqyes. Ai qarkullon përmes kësaj depozite duke ujitur rrënjët e bimëve”.

Tayor thotë se dy sera zënë pak më shumë se 1 mijë metra katrorë tokë por prodhojnë sa për një fermë prej 5 hektarësh.

“Ne kemi parë se kjo mënyrë është kaq shumë produktive në një copë toke të vogël, ndaj mund të ndërtohet edhe pranë zonave të mëdha metropolitane”.

Ndaj, krahas tregut fshatar, Taylor mund të shesë prodhimet e saj të freskëta edhe në dyqanet ushqimore:

”Kemi shumë kërkesë për to”.

Gjithashtu edhe në restorante...Shefi i guzhinës Anthony Lombardo përdor marulet hidroponike në sallatat e tij

“Klientët i pëlqejnë këto sallatëra. Kemi shumë përgëzime për shijen e tyre”.

“Njerëzit blejnë prodhimet e fermave. 90% e amerikanëve përdorin marule çdo ditë. Ndërsa bizneset e tjera po bien, biznesi ynë po shpërthen. Ne jemi fenomeni i fermave me pakicë në Amerikë”.

Taylor thotë se asaj i pëlqen që të njihet si zonja e maruleve dhe se ka në plan të dyfishojë shtrirejn e fermës së saj këtë vit.