Fëmijët në Shtëpinë e Bardhë për Halloween

  • Zëri Amerikës

Fëmijët në Shtëpinë e Bardhë për Halloween

Fëmijët e veshur me kostumet e Halloweenit marshuan dje në Shtëpinë e Bardhë megjithë motin e ftohtë për të takuar Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë Mishel Obama.


Fëmijët kaluan rrjeta merimangash dhe kunguj të gdhendur për të marrë karamele në sfondin e Shtëpisë së Bardhë të dekoruar për festën tradicionale. Presidenti dhe Zonja e Parë shpërndanë paketa të vogla me M&M ndryshe nga vitet e mëparshme kur zonja Obama ka shpërndarë fruta të thata për t'ju përmbajtur fushatës së saj për ushqime të shëndetshme.

Çifti Obama iu uruan miqve gëzuar Halloweenin duke komentuar dhe duke pëlqyer kostumet e fëmijëve. Ata ishin zgjedhur nga 17 shkolla fillore të zonës së Uashingtonit, Merilendit dhe Virxhinias. Më pas fëmijët e familjeve ushtarake u ftuan për një mbrëmje Halloweeni në Shtëpinë e Bardhë.