Fosilet më të mëdha njerëzore të zbuluara ndonjëherë në një qendër arkeologjike kanë hedhur dritë të re mbi origjinën dhe evolucionin e neandertalëve, një specie e njeriut parahistorik.
Koleksioni përfshin 17 kafka nga shpella Sima de los Huesos (Gropa me Eshtra) në veri të Spanjës. Siç thuhet në një artikull të revistës Science, fosilet përfaqësojnë tiparet më të hershme të neandertalëve, që datojnë nga 430 mijë vjet më parë, pra janë deri në 100 mijë vjet më të hershme se ç’mendohej më parë.
Kafkat shfaqin tiparet e neandertalëve në strukturën e fytyrës dhe dhëmbëve, por jo në pjesën ku ndodhej truri. Kjo ndërthurje tiparesh zakonisht vërehet tek njeriu më i lashtë. Zbulimet e fundit mbështesin teorinë se ndryshimet evolucionare u shfaqën në periudha të ndryshme dhe jo në të njëjtën kohë. Një ndër përfundimet është se ndryshimet në strukturën e fytyrës, në veçanti në sistemin e përtypjes, ishin hapi i parë në evolucionin e neandertalëve.
Autori kryesor i studimit, Juan-Luis Arsuago, Profesor i Paleontologjisë në Universitetin Complutense të Madridit shpreh habinë që kishin zbuluar ngjashmëri të shumta në individë të ndryshëm. “Fosilet e tjera të së njëjtës periudhë gjeologjike nuk i përngjasin tipareve të zbuluara në shpellën e Simas. Kjo tregon se në të njëjtën kohë kanë ekzistuar linja të ndryshme evolucionare dhe se në Sima gjejmë linjën më të afërt me neandertalët”.
Në Sima de Los Huesos janë bërë gërmime të vazhdueshme arkeologjike që nga fillimi i viteve 1980 dhe deri tani janë zbuluar fosilet e afro 7000 individëve të ndryshëm, ndër të cilët 28 skelete të plotë.