Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Universitetit të Harvardit zhvilloi muajin e kaluar një anketim me afro 900 shqiptaro-amerikanë me pyetjen se si mund të angazhohet komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar vendet e tyre të origjinës. Projekti që është krijuar me mbështetje edhe të qeverisë shqiptare, ka dhënë disa rezultate interesante. Kryetari i Grupit të Diasporës në Uashington, Ermal Vila thotë se anketa tregon se në Shtetet e Bashkuara ka një potencial të madh intelektual dhe financiar që mund të ndikojë pozitivisht në vendet e origjinës. Në një bisedë në studion e Zërit të Amerikës, zoti Vila flet për nevojën për të hapur një dialog mes autoriteteve përkatëse në vendet e Ballkanit dhe përfaqësuesve të diasporës për të gjetur rrugët më të mira të bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të këtij potenciali në të mirë të të dyja palëve.
Your browser doesn’t support HTML5