Pianistja shqiptaro-amerikane Elida Dakoli është mësuar të gjejë balancën mes dy botëve, duke studiuar muzikën shqiptare dhe duke e sjellë atë në auditoret amerikane, ndërkohë që ndjek edhe pasionin e hershëm për klasikët. Dhe në një botë moderne, ku teknologjia ka pushtuar çdo aspekt të jetës, duke e bërë gjithmonë e më e vështirë gjetjen e suksesit si muzikant klasik, pianistja Dakoli ka gjetur balancën mes të dyjave. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me pianisten e cila aktualisht po përfundon doktoraturën për piano në Universitetin Shtetëror të Luizianës, gjatë një vizite të saj në Uashington:
Si shumë muzikantë nga Shqipëria, Elida Dakoli e filloi pianon në moshën 6 vjeçare në Durrës. Ajo tregon se në shkollën tetëvjeçare prindërit donin që ajo të shkonte në shkollë të mesme të përgjithshme, ku të studionte më shumë për matematikë, kimi ose fizikë.
“Por unë nuk dëshiroja kështuqë qëndrova me pianon dhe jam shumë e lumtur për këtë”.
Po të kesh parasysh trajektoren e karrierës së saj, duket se zgjedhja ka qenë e mirë. Pas suksesit të hershëm si pianiste e re, Elida studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë, dha koncerte në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.
“Të them të drejtën unë kam qenë me shumë shans pasi sapo mbarova universitetin, fillova punë në akademi (Akademia e Arteve) si asistente pedagoge e jashtme . Menjëherë shkova për një kurs në Vienë dhe nga Viena, një profesoreshë që jep mësim në universitetin Baylor (në Waco, Teksas) më ftoi të vija dhe të studioja me të”.
Elida kreu një master në këtë universitet dhe aktualisht po përfundon doktoraturën në Universitetin Shtetëror të Luizianës dhe ka zgjedhur muzikën e kompozitorit shqiptar Aleksandër Peçi si objekt për disertacionin e saj.
“Profesor Peçi dhe unë jemi duke punuar për disa vepra. Unë jam fokusuar më shumë në stilin e punës së tij, metodën e punës së tij gjatë kohës së komunizmit dhe se si ka evoluar pas komunizmit deri tani me eksperiencën që ai ka në këto vite”.
Ajo që e tërheq Elidën tek muzika e tij, që ajo mendon se ka nuanca impresionizmi, është një ndërthurje e modernes me tabanin e muzikës kombëtare shqiptare.
Elida ka pasur rastin të japë koncerte të shumta në Amerikë, përfshirë Kaliforninë, Teksasin, Nju Jorkun dhe Luizianën.
Një ndër aktivitetet e saj të fundit ka qenë një seri koncertesh me dy piano me një pianist argjentinas me nje repertor me muzikë nga Shqipëria, Amerika dhe Argjentina, në universitete të ndryshme të Teksasit. Dy pianistët njëkohësisht u folën studentëve për muzikën dhe kompozimet e tre vendeve.
“Qëllimi është që të edukojmë studentët amerikanë me muzikë të vendeve të tjera, sidomos me muzikë të vendeve evropiane, të Evropës Lindore me të cilën ata nuk janë edhe aq shumë të njohur”.
Përveç Aleksandër Peçit, ndër kompozitorët shqiptarë, Elida interpreton klasikë si Bethoven, Brahms dhe Debysi.
“Jam shumë e kënaqur që kam mundësi të punoj në anën artistike sepse siç dihet artistët është pak e vështirë që të gjejnë punë në Amerikë dhe sidomos nga ana koncertore”.
Një ndër veçantitë e aktivitetit të saj është kombinimi i muzikës me përfaqësimin e një kompanie, duke u bërë imazhi i saj. Këtë Elida e bën për kompaninë e prodhuesve të pianove Mason & Hamlin, më e vjetra në Amerikë dhe Piano Disc. Kjo e fundit përdor teknologjitë e reja për të sjellë kënaqësinë e muzikës tek shikuesit.
“Kur fut diskun në piano, pianoja fillon të luajë vetë, pedalet luajnë vetë, me pak fjalë artisti nuk është aty por duket sikur është aty. Teknologjia e fundit është që nëqoftëse televizioni është i lidhur wireless me pianon mund ta shihni dhe artistin në televizor”.
Një ndër kujtimet e fëmijërisë së saj në Durrës është e lidhur me Zërin e Amerikës.
“Në vitet ’89 – ’90 kur Shqipëria po kalonte gjithë ato ndryshime, unë isha e vogël por e mbaj mend me tim atë që dëgjonim radion edhe pse me shumë shkëputje se çfarë thoshte Zëri i Amerikës mbi Shqipërinë, mbi të ardhmen e Shqipërisë”.
Kohët e fundit Elidës i duhet të balancojë angazhimet e saj profesionale me jetën familjare që ka ndërtuar në Dallas të Teksasit, që kur është martuar dhe është bërë nënë e një djali para 19 muajsh. Por kjo nuk ia ka ndalur asaj ambicien. Planet e saj për të ardhmen përfshijnë dhënien mësim në universitet, hapjen e një shkolle private muzike dhe të një shoqate joqeveritare për të ndihmuar fëmijë që nuk kanë mundësi të studiojnë piano, me fonde, piano dhe mësime falas.
Your browser doesn’t support HTML5