Departamenti i Punës njoftoi se 332 mijë punonjës të papunë dorëzuan kërkesat për asistencë javën e kaluar, 10 mijë vetë më pak se një javë më parë
Një tjetër shenjë e përmirësimit të tregut të punës në Shtetet e Bashkuara: gjatë javës së kaluar ra përsëri numri i kërkesave për përfitimet e papunësisë.
Departamenti i Punës njoftoi sot se 332 mijë punonjës të papunë dorëzuan kërkesat për asistencë javën e kaluar, një shifër kjo prej 10 mijë vetësh më pak se një javë më parë.
Shifra e sotme e çon mesataren 4-javore në më pak se 347 mijë, numri më i vogël i kërkesave për përfitime që nga marsi i 2008-ës, kur recesioni më i rëndë ekonomik i Shteteve të Bashkuara që nga viti 1930, ishte në fazat e para.
Ekonomistët thonë se rënia e kërkesave për përfitimet e papunësisë pasqyron pakësimin e pushimeve nga puna, që është ulur me 13 për qind që nga nëntori. Shtetet e Bashkuara javën e kaluar njoftuan se numri i të papunëve në shkurt ra me 7,7 për qind, një shifër kjo e lartë për standartet e vendit historikisht, por niveli më i ulët në 4 vjet. Veç kësaj, tregut të punës i janë shtuar gjatë muajit të kaluar 236 mijë vende të reja pune.