Egjipt, rihapen bankat, vendi përpiqet të rimëkëmbet

  • Zëri Amerikës

Egjipt, rihapen bankat, vendi përpiqet të rimëkëmbet

Në Egjipt, bankat janë rihapur, ndërsa vendi përpiqet të rimëkëmbet, pas dëmtimit të ekonomisë nga protestat e punonjësve që detyruan largimin nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak.

Sot bankat ishin hapur si zakonisht. E diela është dita e parë e fillimit të aktivitetit të biznesit të javës në Egjipt.

Bankat qëndruan kryesisht të mbyllura dhe u hapën vetën në disa raste për disa orë, që kur filloi kryengritja popullore në janar.

Tregu i aksioneve pësoi humbje të mëdha kur filluan protestat dhe vazhdon të jetë i mbyllur, por pritet të hapet gjatë javës.

Drejtuesit ushtarakë të Egjiptit thanë të premten se nuk do të tolerojnë protesta të tjera. Pas ndryshimit të qeverisë, shumë punonjës i vazhduan protestat me kërkesa ekonomike.