Rezultatet paraprake nga raundi i parë i votimeve në Egjipt tregojnë se partitë islamike kanë marrë shumicën e vendeve.
Shifrat e publikuar sot tregojnë se partia Vëllazëria Muslimane dhe Partia e Drejtësisë ishin në krye të zgjedhjeve. Grupi konservator islamik al Nuri Salafi duket se renditet i dyti.
Sipas kanalit televiziv CNN zyrtarët e zgjedhjeve pritet që të publikojnë më shumë rezultate gjatë orëve në vazhdim.
Të premten, komisioneri i zgjedhjeve tha se do të ketë balotazhe në një të tretën e provincave të vendit. Votuesit e këtyre provincave do të votojnë në dy faza gjatë javëve në vazhdim.
Këto zgjedhje janë të parat në Egjipt që nga dorëheqja e presidenti Hosni Mubarak në muajin shkurt.