Duma ruse mund të ratifikojë traktatin START me Shtetet e Bashkuara qysh nesër

  • Zëri Amerikës

Duma ruse mund të ratifikojë traktatin START me Shtetet e Bashkuara qysh nesër

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus tha se Duma mund të ratifikojë traktatin e ri për kontrollin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara qysh nesër.

Boris Gryzlov tha sot se Duma mund të votojë nesër nëse nuk ndryshon teksti në ratifikimin e senatit amerikan.

Kryetari i Dhomës së Sipërme të parlamentit rus, Sergei Mironov, i tha agjencisë së lajmeve Itar-Tass se edhe kjo dhomë mund të votojë nesër nëse Duma e miraton traktatin.

Senati votoi 71 vota pro dhe 26 kundër për traktatin START.

Presidenti rus Dmitry Medvedev mirëpriti ratifikimin e traktatit nga Senati amerikan, i cili pakëson numrin e armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe vendos një sistem të përbashkët verifikimi.

Të dyja dhomat e parlamentit rus duhet ta ratifikojnë marrëveshje në mënyrë që ajo të hyjë në fuqi.