Serbi, debate rreth marrëveshjeve Prishtinë-Beograd

Prishtina ndërkaq, ngul këmbë që të zbatohen të gjitha marrëveshjet para se të ndodhë rifillimi i bisedimeve
Në Serbi ditëve të fundit janë shtuar debatet rreth qasjes së saj ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet më Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Debatet përfshijnë mundësitë e zbatimit të plotë të tyre, ndryshimit e madje edhe shfuqizimit të tyre.
http://www.youtube.com/embed/HrINzv0Y6cE
Prishtina ndërkaq, ngul këmbë që të zbatohen të gjitha marrëveshjet para se të ndodhë rifillimi i bisedimeve, për të cilat mund të diskutohet edhe në takimet që udhëheqësit e të dyja palëve do të zhvillojnë me zyrtarë ndërkombëtarë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.