Destrojeri i SHBA lundron pranë ishujve të kontestuar nga Kina

Një destrojer i Marinës amerikane lundroi të dielën pranë ishujve të pretenduara nga Kina në Detin e Kinës Jugore, i tha agjencosë së lajmeve Reuters një zyrtar amerikan.

Pekini dhe Uashingtoni janë përfshirë në një luftë tregtare, me vendosjen e tarifave gjithnjë e më të mëdha ndaj eksporteve të njëri-tjetrit.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se destrojeri Decatur lundroi brenda 12 miljeve detare nga ishujt Gaven dhe Johnson në arkipelagun Spratly.

Kalimi i destrojerit në këtë distancë është një tjetër përpjekje për të kundërshtuar atë që Uashingtoni e sheh si synim të Pekinit për të kufizuar lirinë e lundrimit në këto ujëra strategjike, ku operojnë flotat detare kineze, japoneze dhe anije të tjera të Azisë Juglindore.

Pretendimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore, kontestohen nga Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

"Ne ndërmarrim rregullisht operacione për lirinë e lundrimit, siç kemi bërë në të kaluarën dhe do të vazhdojmë të bëjmë në të ardhmen", tha zyrtari amerikan.

Ministria e jashtme e Kinës nuk ka komentuar.