Dell: Papunësia dhe korrupsioni, shqetësime kryesore në Kosovë

Dell: Papunësia dhe korrupsioni, shqetësime kryesore në Kosovë

Në Prishtinë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christopher Dell tha sot se Kosova gjatë viteve në vazhdim duhet të përballet me shqetësimet kryesore të qytetarëve të saj, që janë papunësia dhe korrupsioni. Për këtë arsye, tha ai, është me rëndësi që vendi të ketë zgjedhje të mira e të lira që do të dërgonin mesazhe se Kosova është vend tërheqës për investime. Komentet e ambasadorit u bënë gjatë prezantimit të një studimi rreth investimeve të huaja në vend.