Dëbora e re shkaktoi sot kaos në Britani, fundjava më e ngarkuar në vend për blerjet dhe udhëtimet në prag të krishtlindjeve.
Britania perëndimore, Irlanda e Veriut dhe Skocia veriore u paralizuan nga stuhia e dëborës por edhe pjesa jugore e vendit u mbulua me borë gjë që shkaktoi çrregullime të mëdha të transportit ajror, rrugor dhe hekurudhor.
Zyrtarët e përshkruan gjendjen e motit të jashtëzakonshme. Kompania British Airways anuloi përkohësisht të gjitha fluturimet nga aeroportet Heathrow dhe Gatwick.
Anulime fluturimesh pati edhe në aeroportet e Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Italisë. Ndërkohë, qindra motoristë mbetën të bllokuar në borë dhe sipas njoftimeve ka patur mjaft aksidente rrugore për shkak të borës.