Debati për veriun e Kosovës – përplasje midis qeverisë dhe opozitës

Gjendja në veriun e Kosovës, nxiti sot përplasje ndërmjet qeverisë dhe partive opozitare, që për të dytën ditë me radhë debatuan për situatën në atë zonë. Debati që filloi në kuadër të një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri pas incidenteve të fundit, u shndërrua në polemika të ashpra lidhur me qasjen e autoriteteve ndaj veriut të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosovës.