Debat mbi bisedimet Kosovë-Serbi pas ngjarjeve në veriun e Kosovës

Debat mbi bisedimet Kosovë-Serbi pas ngjarjeve në veriun e Kosovës

Fundi i javës së ardhshme, pritet të shënojë rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat qenë ndërprerë në muajin korrik. Ndërprerja e tyre u pasua me zhvillime që çuan në tensione e dhunë në veriun e Kosovës. Përfaqësues të shqiptarëve dhe serbëve diskutuan sot në një debat rreth ndikimit që mund të ushtrojnë zhvillimet e fundit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.