Burime amerikane thonë se hetues dhe prokurorë federalë po rekomandojnë akuza penale kundër ish-drejtorit të CIA-s, David Petraeus nën akuzat se mund t’i ketë treguar informacione sekrete ish-të dashurës së tij.
Gazeta The New York Times e nxorri lajmin e para dje, mbi dy vjet pasi Petraeus, një gjeneral në pension me katër yje, dha dorëheqjen nga posti i kreut të zbulimit, ndërsa dolën lajme për marrëdhënien e tij jashtëmartesore.
Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder do të vendosë përfundimisht nëse do të kërkojë ngritjen e një padie kundër gjeneral Petraeus, i cili ka mohuar që të ketë ndarë informacione sekrete.