Koment me pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara
“Jam këtu sot për këtë ngjarje të shënuar në historinë e vendit tuaj me një mesazh për gjithë popullin shqiptar. Shtetet e Bashkuara kanë qendruar përkrah jush në 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qendrojnë me ju edh e100 vitet e ardhëshme, edhe 100 vjet pas tyre, edhe 100 vjet më tej”.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e bëri këtë deklaratë në fjalimin që mbajti në parlamentin e Shqipërisë gjatë vizitës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së saj. Duke vënë në dukje kontrastin e theksuar mes Shqipërisë së sotme dhe Shqipërisë nën regjimin komunist, ajo tha: “Ju nuk mund të ndaleni tani”.
“Ju keni mundësinë të bëheni model, jo vetëm për rajonin, jo vetëm për Evropën, por për gjithë botën”.
Sekretarja Clinton i bëri thirrje parlamentit të vazhdojë procesin e reformës dhe të sigurojë se zgjedhjet e ardhëshme do të jenë të lira dhe të drejta, madje që të shihen të tilla nga e gjithë bota. Kjo do t’i dërgojë një mesazh të qartë Bashkimit Evropian se Shqipëria është një kandidate e fortë për radhët e BE-së. “Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë vendin e tyre në familjen e vendeve evropiane”, tha sekretarja Clinton.
Ajo bëri thirrje gjithashtu për transparencë të plotë qeveritare dhe për t’i dhënë fund korrupsionit, duke u kërkuar shqiptarëve të punojnë sëbashu pavarësisht përkatësisë partiake për të goditur këtë kërcënim ndaj begatisë së vendit dhe institucioneve të tij demokratike.
Në përfundim ajo i bëri thirrje Shqipërisë të ndërtojë “një kulturë bashkëpunimi” që i kapërcen ndryshimet partiake, në interes të qeverisjes së mirë.
Duke vënë në dukje se një bashkëpunim i tillë është i vështritë,sekretarja Clinton tha se se beson se Shqipëria mund ta përballojë këtë sfidë. “Vënia e interesave individuale dhe partiake nën interesat kombëtare është detyrim i udhëheqësve demokratë”, tha ajo.
“Tek ju unë shikoj të ardhmen. Unë besoj se ju do t’i përgjigjeni kësaj sfide dhe do të shfrytëzoni mundësitë e këtij shekulli. Unë do t’ju përshëndes dhe do t’i them kujdo që do të dëgjojë se nëse do të shikosh demokracinë e vërtetë në veprim, shko në Shqipëri”.