Banorët e Kalifornisë, të shqetësuar për pasojat e zjarrit

Ndërsa shumë banorë të disa zonave të Kalifornisë janë duke punuar për shpëtimin e shtëpive të tyre nga zjarret masive që kanë shpërthyer në këtë shtet, shumë prej tyre janë të shqetësuar për shëndetin e tyre, për shkak të tymit mbytës dhe ndotjeve të tjera të ajrit.

Një numër banorësh të Kalifornisë kanë simptoma që nuk i kanë patur më parë, si marrje fryme, kollë dhe irritime në sy. Mjekët po u bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë maska kur dalin jashtë, edhe në rastet kur ata nuk jetojnë pranë vatrave të zjarrit. Era e tymit ndjehet në një zonë të zgjeruar të shtetit dhe hiri me copëzat e vogla të ndotësve janë përhapur në një distancë me qindra kilometra larg.

Zjarri që shpërtheu të hënën e kaluar në Kaliforninë jugore u përhap dhe ka përfshirë 85 kilometra katrore. Zjarrfikësit u përpoqën që flakët të mos përhapeshin në lagjet e banuara të zonës Holy Jim Canyon. Rreth 20 mijë banorë janë paralajmëruar të largohen të evakuohen nga shtëpitë e tyre.