Britania, Franca, marrëveshje historike për mbrojtjen

  • Zeri Amerikës

Britania, Franca, marrëveshje historike për mbrojtjen

Britania dhe Franca nënshkruan dy marrëveshje historike për mbrojtjen, që synojnë bashkëpunim më të afërt mes të dy vendeve për sigurinë bërthamore dhe në fushën e ushtrisë.

Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti francez Nicoals Sarcosy i nënshkruan marrëveshjet sot në Londër. Sipas marrëveshjeve, të dy vendet do të krijojnë një forcë të përbashkët prej 5 mijë trupash, si dhe do të ndajnë bashkarisht aeroplanëmbajtëse dhe objekte për prova bërthamore.

Zoti Cameron i cilësoi marrëveshjet si “një kapitull i ri në historinë e bashkëpunimit” me Francën dhe theksoi se të dy vendet kanë dislokuar vitet e fundit trupa në Ballkan dhe në Afgansitan. Zoti Sarkozi e vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjeve me rëndësi historike dhe të paprecedent.

Të dy udhëheqësit këmbëngulën se marrëveshjet nuk do t’i pengojnë asnjërin nga vendet për të vepruar në mënyrë të pavarur për çështje ushtarake. Si Franca, edhe Britania, janë detyruar të bëjnë shkurtime drastike në fushën e mbrojtjes, për shkak të krizës ekonomike globale.