Të shtëna me armë në Britani, 10 vetë të plagosur

Policia britanike njoftoi se dhjetë persona përfunduan në spital në Mançester, gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Në orën 2:30 pas mesnate, policia u njoftua për të shtëna me armë në rrugën Claremont, në lagjen Moss Side të qytetit Mançester.

Policia nuk bëri të ditur moshën e viktimave që po trajtohen në spital për një sërë plagësh të vogla dhe të mëdha. Një ditë më parë, qyteti shijoi një atmosferë pozitive me organizimin e Karnavalit të Karaibeve.

Lagja Moss Side është një ndër zonat më të varfëra në Britani, ku deri në mesin e viteve 2000 pati një nivel të lartë përplasjesh me armë mes bandave.