Brazilianët votojnë në zgjedhje presidenciale historike

  • Zëri Amerikës

Brazilianët votojnë në zgjedhje presidenciale historike

Brazilianët sot po votojnë për presidentin e ri të vendit, që mund të jetë këtë herë një grua, kandidatja Dilma Rusef. Anketimet parazgjedhore treguan se zonja Rusef e Partisë së Punëtorëve në pushtet, udhëheq me 20 për qind garën me rivalin e saj më të afërt, ish-guvernatorin e San Paolos, Hoze Serra. Zonja Rusef ka qenë shefe e personelit e presidentit aktual Luiz Inacio Lula da Silva dhe pasuesja e tij e preferuar. Në zgjedhjet e sotme po votohet edhe per disa vende te Kongresit, guvernatore shtetesh dhe dy te tretat e Senatit. Mendohet se ne zgjedhje kanë votuar më tepër se 130 milionë brazilianë.