Në rrugët kryesore të Sarajevës janë vendosur sot 11,541 karrike të kuqe - për çdo njërin prej burrave, grave e fëmijëve që u vranë në luftën e 20 vjetëve më parë.
Kjo e premte në Bosnje shënon 20 vjetorin e fillimit të luftës së viteve 1992- 1995 e cila shpërnguli miliona njerëz- rreth gjysmën e popullatës së Bosnjes- nga shtëpitë e tyre.
Në 6 prill të vitit 1992, muslimanët, serbët e kroatët e Bosnjes, mbushën sheshin kryesor të Sarajevës duke kërkuar paqe e liri.
Por tre grupet etnike shpejt nisën konfliktin me njëri-tjetrin dhe Sarajeva përfundoi e rrethuar për 44 muaj. Një banor i Sarajevës tha sot se është e vështirë të mendosh për të shkuarën” por gjëja më e rëndësishme është se tani gëzojmë lirinë tonë”.
Një marrëveshje për paqen e ndërmejtësuar nga Shtetet e Bashkuara i dha fund luftës në vitin 1995 por Bosnja mbetet e ndarë mes tre grupeve etnike. Ajo është më mbrapa se të gjitha vendet e tjera të rajonit përsa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Gjykata Ndëkombëtare e Krimeve në Hagë ende po gjykon kriminelët e luftës, mes tyre ish shefi i ushtrisë serbo boshnjake, Ratko Mladiç.
Ai akuzohet për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe në masakrën e Serbrenicës të vitin 1995 ku u vranë 8 mijë burra dhe djem muslimanë.